‘Turp është vjedhësh, jo të kesh 10 kile më shumë’, blogerja shqiptare flet për paragjykimet e njerëzve

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:30 23-09-2019 ‘Turp është vjedhësh, jo të kesh 10 kile më shumë’, blogerja shqiptare flet për paragjykimet e njerëzve

Blogerja e njohur, Estela Ujka ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’.

Ajo ka folur për nismën e saj nën hashtagun #jodinjitoze, ku gjatë kësaj vere që lamë pas ka ngjallur debate në rrjete sociale përmes fotove të postuara nga pushimet e saj, me format jo perfekte.

Sipas Estelës, nuk është turp të kesh 5 apo 10 kile më shumë, por të vjedhësh, gënjesh dhe mashtrosh.

 ‘Mua më pëlqen vetja dhe e shpreh. Kështu jam, kështu e jetoj jetën dhe nuk më duket shtirje as për tulet as për pozën dhe për asgjë. Vera ka qenë e lumtur për të gjitha gratë dhe vajzat që janë ndjerë shumë më të çliruara nga paragjykimet dhe komentet negative. Fotoja e parë ka marrë komente disi negative më shumë për pozën se sa për kilet, meqë për një pjesë të grave ishte e papërshtatshme për shkak të statusit të nënës. Ishte komenti i një zonje që më shkruante nuk është dinjitoze për ty të postosh këto foto ajo që më bëri të mendoj edhe për hashtagun #jodinjitoze. Nuk janë pozat në Instagram të turpshme, as make up-i as veshja, turp është vjedhësh, të gënjesh, të mashtrosh, të kryesh sjellje që lëndojnë tjetrin dhe jo të kesh 5 apo 10 kile më shumë. Kur rritesh kupton që jeta ka prioritete dhe balanca’, tha Estela Ujka.

Screenshot_4.png

Screenshot_3.png

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007411003112793
array(1) { ["section"]=> string(106) "turp-eshte-vjedhesh-jo-te-kesh-10-kile-me-shume-blogerja-shqiptare-flet-per-paragjykimet-e-njerezve-179535" }