Kufijtë e skandalit të fyerjes dhe sharjeve tejkalohen pikërisht në qytetin e Durrësit. Stafi që punon me kryetarin aktual të Bashkisë dhe kandidatin për një mandat të tretë Vangjush Dako, poston një fletë votimi që pretendon se është e ZAZ 22, ku në vend të votës për zonjën Duma, është shkruar fjala “Kurvë”.
“Votë e vlefshme sipas PD në ZAZ 22…Me lot”, shkruajnë njerëzit e shtabit të Dakos, duke dashur që në fund të procesit të numërimit të denigrojnë tërësisht figurën e kundërshtares.
Për Grida Dumën thanë e shkruan shumë para dhe gjatë fushatës. I sajuan divorcin me bashkëshortin, e përfolën si dashnore, i sajuan foto plazhi, kur ndërkohë kishte kundërshtare…Të gjitha këto i bënë me emra anonimë dhe që nuk dilnin kurrë në skenë.
Ndërkohë, dalja e këtij fakti nga shtabi i Dakos, duket se i vu vulën mënyrës sesi fyhet dhe kërkohet të intimidohet kundërshtari. E këtu, nuk është fjala për lëvizje feministe. Eshtë fjala për një reagim kolektiv të përgjegjshëm të shoqërisë. Sepse në fakt, ky është një turp.
Turp të cilin, stafi i Dakos e ka kuptuar gjersa postimi pas denoncimit nga newsbomb.al është fshirë.