Turpërohet Madona gjatë intervistës, në shtëpinë e saj kalojnë minjtë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:40 08-05-2015

Një video, një filmim dhe emisioni i yllit të muzikës Pop Madona, do të mbahet mend për një kohë të gjatë, kur gjatë intervistës në shtëpinë e saj, kanë kaluar edhe minj. Ajo ishte në “Romeo Saturday Night Online” dhe në minutën 1.20 dhe 9.55, duket fare qartë nga pasqyra që në dhomën ku ajo flet kalojnë minjtë.

Videoja, që po bën xhiron e botës dhe të rrjeteve sociale, ka hapur shumë debat edhe mes fansave të yllit të Popit. Ka nga ata që mendojnë dhe thonë se nuk janë minj, por thjesht reflektim i momentit kur ajo hedh letrat në tokë.

Gjatë këtij komunikimi online, Madona foli për shumë çështje, duke përfshirë Barack Obamën, Britney Spears, albumin e saj të ri dhe shumë çështje të tjera.

Megjithatë, debati për minjtë që duken në video, ka marrë dhenë në të gjitha websitet dhe rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066421031951904
array(1) { ["section"]=> string(74) "turperohet-madona-gjate-intervistes-ne-shtepine-e-saj-kalojne-minjte-10634" }