TURQI/ Përfundojnë kërkimet nën rrenoja, 45 persona të vdekur dhe 1.607 persona të plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 15:36 27-01-2020 TURQI/ Përfundojnë kërkimet nën rrenoja, 45 persona të vdekur dhe 1.607 persona të plagosur Termeti ne Turqi

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi kanë përfunduar operacionin në qytetet e prekura nga tërmeti shkatërrues 6.8 ballë të shkallës richter që goditi vendin 3 netë më parë.

Sipas informacioneve mësohet se bilanci përfundimtar i viktimave është 35 të vdekur dhe 1607 të lënduar.

Sipas mediave turke ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar pa pushim për 3 ditë dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e 45 persona që kishin ngecur nën rrënoja. Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë të shkallës richter goditi në zonat e  Elazig dhe Malatya. Sipas të dhënave zyrtare rreth 1.607 persona rezultojnë të lënduar. Tërmeti shkatërrimtar u shoqërua me 700 pas-goditje, disa prej tyre me magnitudë 4 ballë të shkallës richter.

Ndërkaq, rreth 250  persona të specializuar po punojnë për vlerësimin e dëmeve kryesisht në  Malatya dhe Elazığ.

Mësohet se 81 ndërtesa janë të pabanueshme, 53 të dëmtuara, ndërsa 30 ndërtesa u shkatërruan plotësisht.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se qeveria po merr të gjitha hapat për të ofruar ndihmë  për njerëzit e prekur nga tërmeti. "Ne do të qëndrojmë pranë njerëzve tanë", tha Erdogan.

Mediat vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe lëkundje të tjera të vogla me magnitudë deri në  5.4 ballë të shkallës richter. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025068998336792
array(1) { ["section"]=> string(96) "turqi-perfundojne-kerkimet-nen-rrenoja-45-persona-te-vdekur-dhe-1-607-persona-te-plagosur-193302" }