Turqi, protestë për të drejtat e grave, meshkujt vishen me minifund

Publikuar tek: bota, më 19:55 22-02-2015 Turqi, protestë për të drejtat e grave, meshkujt vishen me minifund

Vrasja brutale e 20 vjeçares Ozgecan Aslan, e cila dyshohet se ka kundërshtuar sulmin seksual, para se trupi i saj të digjej dhe të hidhej në një shtrat lumi, ka ngjallur protesta në rrugët e Turqisë si dhe në rjetet sociale.

“Hashtagu” #OzgecanAslan, e ka mbushur rrjetin social Twitter me mijëra postime të grave të veshura në të zeza por ditët e fundit një tjetër fushatë (#ozgecanicinminietekgiy) ka filluar të qarkullojë ku shfaqen meshkuj të veshur me minifund në shenjë proteste.

Avokati dhe aktivisti Hulya Gulbahar tha se protesta me minifund është shumë efektive, dhe për herë të parë të drejtat e grave janë miratuar gerësisht në Turqi.

"Njerëzit përpiqen të gjejnë justifikime për përdhunimet dhe vrasjet. Por ata nuk e gjetën në këtë rast, sepse Aslana ishte shumë e pafajshme, thjesht e pafajshme”, u shpreh avokati.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili e dënoi vrasjen Aslan-ës në Twitter, u kritikua për ngjarjen e vitit të kaluar ku kishte thënë se burrat dhe gratë nuk janë të barabartë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024672031402588
array(1) { ["section"]=> string(70) "turqi-proteste-per-te-drejtat-e-grave-meshkujt-vishen-me-minifund-4139" }