Turqi/ Publikuan fotot e pengmarrjes së prokurorit, 7 gazeta nën hetim për “propagandë terroriste”

Publikuar tek: bota, më 21:40 02-04-2015 Turqi/ Publikuan fotot e pengmarrjes së prokurorit, 7 gazeta nën hetim për “propagandë terroriste”

7 gazeta turke ndodhen tashmë nën hetim për shkak të publikimit të fotove të pengmarrjes së ndodhur dy ditë më parë në Stamboll, ku prokurori Mehmet Selim Kiraz u mor peng nga dy persona të dyshuar si anëtarë të një organizate terroriste në këtë vend.

Prokuroria e Stambollit dhe Departamenti i Policisë kundër Terrorit e Krimit të Organizuar kanë nisur zyrtarisht një hetim ndaj 7 gazetave për “propagandë të organizatave terroriste”. Gazetat e vëna nën hetim janë Hürriyet, Cumhuriyet, Posta, Bugün, Sözcü, Ortadoğu dhe Milli, qw publikuan fotot e Kiraz, i cili humbi jetën në spital si pasojë e një goditjes me armë zjarri në kokë gjatë operacionit të policisë kundër pengmarrësve.

Gjithashtu, një numër prej 13 mediash dhe gazetarësh përfshirë Hürriyet, Zaman dhe CNN Türk nuk u lejuan të merrnin pjesë në ceremoninë mortore të Kiraz e për këtë veprim ka përsipër përgjegjësinë kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu, i cili ka sqaruar se këto media nuk u treguan të kujdesshme me publikimin e fotove.

Këto veprime të Prokurorisë dhe kryeministrit turk ka nxitur reagimin e përfaqësuesve të medias, të cilët i kanë konsideruara ato si shkelje të lirisë së mediave.

Lexo edhe:

Turqi/ Vdes prokurori që u mor peng, policia vret dy agresorët

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022725105285645
array(1) { ["section"]=> string(99) "turqi-publikuan-fotot-e-pengmarrjes-se-prokurorit-7-gazeta-nen-hetim-per-propagande-terroriste-7676" }