Turqi, sfida kundër Erdogan, partitë opozitare marrin vendimin e rëndësishëm

Publikuar tek: bota, më 19:50 22-04-2018 Turqi, sfida kundër Erdogan, partitë opozitare marrin vendimin e rëndësishëm

Zgjedhjet e parakohshme elektorale të kërkuara prej Presidentit Turk Recep Tayyip Erdogan, kanë nxitur një pjesë të deputetëve nga partitë opozitare që të bëhen bashkë për të hyrë në këto zgjedhje dhe pse këtë lajm fillimisht ata nuk e kanë mirëpritur.

Një nga kundërshtarët kryesor të Erdoganit, ish ministri i Brendshëm Meral Askener i cili me partinë e tij të krijuar një vit më parë, arriti që nga 5 deputët të cilët ai ka aktualisht të mbledh dhe 15 deputetë të tjerë të koalicionit në grupin e tij parlamentar. Veprim ky i cili përmbush numrin e duhur që ai të vihet përball rivalit të tij Erdogan.

Për këtë arsye 15 deputetë nga partia sekulariste CHP i janë bashkuar kësaj partie për të përmbushur numrin e duhur në mënyrë që të marrë pjesë në zgjedhje.

Në Turqi, partitë me 20 e më shumë deputetë njihen si grupe parlamentare dhe automatikisht kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje. Partia CHP, pas largimit të këtyre deputetëve ka 116 deputetë në Parlamentin prej 550 ulësesh, njofton REL.

Kjo lëvizje thuhet se është bërë për të sfiduar presidentin Erdogan.

“Miqtë tanë nuk do të njihen si deputetë që lëshuan partinë e tyre. Historia do t’i njoh ata si heronj, që shpëtuan demokracinë”, ka thënë zëdhënësi i partisë CHP, Bulet Tescan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098140239715576
array(1) { ["section"]=> string(81) "turqi-sfida-kunder-erdogan-partite-opozitare-marrin-vendimin-e-rendesishem-117885" }