Turqia anulon marshin pro homoseksualëve, nuk do të lejojmë që “degjenerimi” të na pushtojë

Publikuar tek: bota, më 20:10 18-06-2016 Turqia anulon marshin pro homoseksualëve, nuk do të lejojmë që “degjenerimi” të na pushtojë

Autoritetet turke në qytetin e Stambollit kanë anuluar marshin e përvjetshëm në përkrahje të komunitetit LGBT , që ishte parashikuar të mbahej në fund të këtij muaji, shkruan Al Jazeera.

Mësohet se shkak është çështja e sigurisë dhe shqetësimet se do të prishej rendi dhe qetësia publike.

Ky anulim ka hasur në kundërshtimin e organizatorëve të këtij marshi, ka ardhur pasi ultra-nacionalistët dhe grupet konzervative, kishin deklaruar se nuk do të lejojnë që “degjenerimi” ta pushtojë Turqinë.

Thuhet se të gjithë ata që do të shkojë në paradë, do të përballen me ndërhyrjen e forcave të sigurisë.

Organizatorët e marshit që do të mbahej me 26 qershor, kanë thënë se kjo është shkelje flagrante e kushtetutës dhe se do të ndërmarrin veprime ligjore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023875951766968
array(1) { ["section"]=> string(94) "turqia-anulon-marshin-pro-homoseksualeve-nuk-do-te-lejojme-qe-degjenerimi-te-na-pushtoje-43940" }