Turqia arreston 21 shtetas, mes tyre tre të huaj, dyshoheshin se bashkëpunojnë me ISIS

Publikuar tek: bota, më 22:26 10-07-2015 Turqia arreston 21 shtetas, mes tyre tre të huaj, dyshoheshin se bashkëpunojnë me ISIS Te huajt e arrestuar ne Turqi te dyshuar per lidhje me ISIS

Autoritetet turke kanë arrestuar 21 anëtarë të dyshuar të grupit të shtetit islamik, sipas të dhënave nga media shtetërore në Turqi. 

Ata janë kapur paraditen e të premtes në disa akse kryesore në Stamboll afër qytetit të Kocaeli ashtu sikurse edhe afër kufirit sirian.

Tre nga të arrestuarit janë të huaj që kishin planifikuar të shkonin në Siri. Turqia është akuzuar se nuk po bën asgjë për të ndaluar fluksin e të huajve për të kaluar kufirin sirian. Ndërkohë që qeveria turke ka hedhur poshtë këto akuza. Presidenti Erdogan tha se vendi ka deportuar më shumë se 1300 të huaj që mendoheshin se kishin lidhje me IS.

Qytetarët turq të arrestuar të premten dyshohen se rekrutojnë të huaj për tu bashkuar me grupin militar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020819902420044
array(1) { ["section"]=> string(90) "turqia-arreston-21-shtetas-mes-tyre-tre-te-huaj-dyshoheshin-se-bashkepunojne-me-isis-15858" }