Turqia arreston disa militantë të dyshuar të ISIS

Publikuar tek: bota, më 08:06 03-01-2019 Turqia arreston disa militantë të dyshuar të ISIS

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi raportoi të mërkurën se policia atje ka arrestuar 12 militantë të dyshuar të grupit Shteti Islamik, përfshirë dy gra që kërkohen nga Franca.

 

Sipas agjencisë Anadolu, të dyshuarit janë arrestuar gjatë bastisjeve të policisë në provincën Bursa, këtë javë.

Grupi i të arrestuarve përfshin shtetas të Francës me prejardhje nga Siria dhe Algjeria, të cilët janë vendosur në Bursa pasi dyshohet se kanë kryer "akte" në emër të Shtetit Islamik në Siri, raportoi Anadolu.

Sipas burimit të njëjtë, pesë nga të dyshuarit do të dëbohen, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Policia turke ka arrestuar dhjetëra ndjekës të dyshuar të Shtetit Islamik në ditët e fundit të dhjetorit.

Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një klub nate në Stamboll, më 1 janar të vitit 2017.

Në këtë sulm kanë mbetur të vrarë 39 vetë, shumica e tyre turistë të huaj.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011111974716187
array(1) { ["section"]=> string(56) "turqia-arreston-disa-militante-te-dyshuar-te-isis-147323" }