Turqia bën ‘prapa-kthehu’, tërheq nga Egjeu anijet luftarake

Publikuar tek: bota, më 10:19 26-07-2020 Turqia bën ‘prapa-kthehu’, tërheq nga Egjeu anijet luftarake Anija turke Oruc Reis

Turqia duket se është tërhequr nga ideja e një konflikti të armatosur me Greqinë, pasi ka tërhequr nga Deti Egje anijet luftarake të vendosura pak kohë më parë.

Anijet luftarake turke ishin futur në një zonë në juglindje të Kastelorizo, brenda raftit kontinental grek, në mënyrë që anija Oruc Reis të kontrollonte për hidrokarbure.

Ndërkhë në atë zonë u vendosën edhe anijet luftarake të Greqisë, të cilat monitoronin lëvizjet e anijeve turke, ndërsa edhe pas tërheqjes së Turiqsë, anijet greke ndodhen akoma në këtë zonë.

Presidenti turk Erdogan më herët kërcënoi grekët, duke u shprehur se nëse nuk kishin qëllime për luftë, të fillojnë sa më shpejt negociatat, pasi nuk mund të lejojë asnjë të prekë interesat e Turqisë.

Për të ulur tensionet mes Turqisë dhe Greqisë ka ndërhyrë edhe kancelarja gjermane Merkel, e cila ka telefonuar liderët e të dy vendeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011705875396729
array(1) { ["section"]=> string(64) "turqia-ben-prapa-kthehu-terheq-nga-egjeu-anijet-luftarake-215007" }