Turqia e shqetësuar për situatën në Francë, thirrje autoriteteve: Mos dhunoni protestuesit

Publikuar tek: bota, më 19:58 30-05-2016 Turqia e shqetësuar për situatën në Francë, thirrje autoriteteve: Mos dhunoni protestuesit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç, duke vënë në dukje shqetësimin e ndërhyrjes së forcave të sigurisë së Francës ndaj protestuesve që kundërshtojnë ligjin e punës, e cila çdo ditë e më shumë po bëhet dhe më e dhunshme, ka ftuar zyrtarët e Francës që të qëndrojnë larg përdorimit të dhunës ndaj protestuesve.

Në përgjigjen e një pyetjeje Bilgiç tha: ''Franca është bërë arenë e protestave që nga muaji shkurt dhe grevave për shkak të kundërshtimit të reformës në ligjin e punës i cili momentalisht ndodhet në Parlamentin Kombëtarë dhe në Senat duke u diskutuar. Ngjarjet çdo ditë e më shumë po ashpërsohen. Jemi duke ndjekur nga afër këto ngjarje me natyrën e tyre.''

Duke nënvizuar se ata i besojnë nevojës së dialogut në demokraci, Bilgiç në vijim të fjalës së tij tha: ''I bëjmë thirrje protestuesve dhe institucioneve franceze për gjakftohtësi. Jemi të shqetësuar nga ndërhyrjet e dhunshme të forcave të sigurisë që sa vjen e rritet. I bëjmë thirrje autoriteteve të heqin dorë nga ndërhyrjet e dhunshme. Ne besojmë se autoritetet franceze do të marrin masa sa më parë për qetësimin e situatës dhe hedhjen e të gjitha hapave për zgjidhjen e çështjes në mënyrë paqësore.''(AA)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rrallë, 1 vjeçari me dëshira seksuale dhe testosteron të lartë diagnostifikohet me “pubertet të hershëm”
ISIS është shkaktar i përhapjes së bakterit të frikshëm që ha mishin e njeriut »
Article Logic
Execution time: 0.013228178024292
array(1) { ["section"]=> string(94) "turqia-e-shqetesuar-per-situaten-ne-france-thirrje-autoriteteve-mos-dhunoni-protestuesit-41936" }