Turqia godet avionin rus? Ankaraja dhe Moska heshtin

Publikuar tek: bota, më 18:42 10-10-2015 Turqia godet avionin rus? Ankaraja dhe Moska heshtin

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një avion rus mund të jetë goditur dhe më pas rrëzuar nga ushtria turke në veri të vendit.

Lajmi është përhapur fillimisht në rrjetet sociale ku thuhet se banorët lokalë kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në Huraytan, në veri të Sirisë ku më pas kanë fluturuar tre avionë rusë. Në Moskë dhe Ankara nuk ka ende asnjë reagim për këto pretendime.

Turqia ka paralajmëruar më herët Rusinë se do të godiste avionët e këtij shteti nëse ata shkelnin sërish hapësirën turke. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar me shpejtësi pas vendimit të Moskës për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri.

NATO ka paralajmëruar se çdo incident mes Turqisë dhe Rusisë do të përfshinë edhe organizatën më të madhe ushtarake në botë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015512943267822
array(1) { ["section"]=> string(57) "turqia-godet-avionin-rus-ankaraja-dhe-moska-heshtin-22824" }