Turqia goditet nga dy raketa, raportohet për dhjetëra të plagosur

Publikuar tek: bota, më 16:22 24-04-2016 Turqia goditet nga dy raketa, raportohet për dhjetëra të plagosur

Dy raketa të lëshuara nga Shteti Islamik kanë shpërthyer drejt Turqisë duke plagosur dhjetëra persona në qytetin Kilis në kufi me Sirinë.

Sipas mediave turke, deri tani raportohet për 16 persona të plagosur, ndërsa pas goditjeve me raketa, qindra njerëz janë parë të largohen të tmerruar nga vendngjarja. Ende nuk raportohet për viktima nga sulmi i dytë. Gjatë goditjeve me raketa, në Kilis ndodhej edhe Zëvendëskryeministri turk, Yalçın Akdogan.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit pas sulmit të parë me raketë, ndërsa pak minuta më pas, mediat kanë raportuar për një goditje të dytë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Të bëhemi si Shqipëria”, plas humori në Britaninë e Madhe
Kërcënoi se do shpërthejë bombë gjatë fushatës së Trump, arrestohet i riu »
Article Logic
Execution time: 0.02217698097229
array(1) { ["section"]=> string(70) "turqia-goditet-nga-dy-raketa-raportohet-per-dhjetera-te-plagosur-38553" }