Turqia goditet nga një tjetër tërmet i fortë, ja sa ballë ishte (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 11:39 27-11-2020 Turqia goditet nga një tjetër tërmet i fortë, ja sa ballë ishte (VIDEO)

Turqia është tronditur sërish nga një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve nga mediat turke, epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit të Malatyas dhe një thellësi rreth 5 kilometra duke u ndjerë i fortë në sipërfaqe.

Tërmeti u shoqërua me disa lëkundje të tjera të lehta, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

Kujtojmë se me 30 tetor, Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm. Pas tërmetit u shembën disa ndërtesa duke lënë në rrënoja një numër të madh njerëzish. Fatkeqësisht nga shembjet kanë humbur jetën 114 persona, ndërsa 1035 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U tha se ishte 90% efektive, Universiteti i Oksfordit bën deklaratën e bujshme: Kemi dështuar!
Telefoni juaj mund t'ju dërgojë një njoftim, nëse keni pasur kontakt me një të infektuar me Covid-19 »
Article Logic
Execution time: 0.0096020698547363
array(1) { ["section"]=> string(75) "turqia-goditet-nga-nje-tjeter-termet-i-forte-ja-sa-balle-ishte-video-229305" }