Turqia i mbyll hapësirën ajrore SHBA-së, ndal lufta kundër ISIS

Publikuar tek: bota, më 18:23 16-07-2016 Turqia i mbyll hapësirën ajrore SHBA-së, ndal lufta kundër ISIS

Autoritetet ushtarake turke kanë mbyllur hapësirën ajrore përreth bazës  Incirlik në Turqi.

Përmes Incilrik Turqia lejonte që Shtetet e Bashkuara të kryenin operacionet e lidhura me fushatën e saj ajrore kundër ISIS në Siri dhe Irak – tha një zyrtar i mbrojtjes së SHBA për CNN. Kjo ka çuar në ndalimin e misioneve të sulmeve ajrore të SHBA-së kundër ISIS”, tha zyrtari në kushte anonimati.

Zyrtarët turq i thanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës se hapësira ajrore është mbyllur derisa ata të sigurohen që elementet e forcave ajrore turke janë në duart e forcave pro-qeveritare. Ende nuk dihet përsa kohë do vazhdojë të rrijë e mbyllur hapësira ajrore ndërsa lufta kundër ISIS përmes kësaj hapësire ka ndalur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.091645002365112
array(1) { ["section"]=> string(68) "turqia-i-mbyll-hapesiren-ajrore-shba-se-ndal-lufta-kunder-isis-46816" }