Turqia i mbylli, Greqia hap dyert e spitaleve për pacientët shqiptarë, 3 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Janinë

Publikuar tek: rajon, më 16:49 24-11-2020 Turqia i mbylli, Greqia hap dyert e spitaleve për pacientët shqiptarë, 3 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Janinë Spitali i Janines

Pas vendimit të Turqisë për të mos lejuar pacientët e infektuar me COVID nga shtetet e tjera për t’u trajtuar në spitalet turke, një tjetër shtet fqinj ka hapur dyert për pacientët shqiptarë.

Bëhet fjalë për Greqinë, pasi në spitalin e Janinës janë duke u trajtuar 3 pacientë shqiptarë të infektuar me koronavirus.

Ata mbërritën 1 ditë më parë dhe i transportuan në Spitalin Universitar të Janinës me ambulance nga Kakavija.

Një nga të infektuarit është nga Himara dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët, 1 mësues nga Livadhi dhe një mjek nga Derviçani janë në gjendje pak më të mirë.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërcënohet për herë të dytë me vdekje shqiptari Dritan Abazoviç dhe familja e tij
»
Article Logic
Execution time: 0.011052131652832
array(1) { ["section"]=> string(125) "turqia-i-mbylli-greqia-hap-dyert-e-spitaleve-per-pacientet-shqiptare-3-te-infektuar-me-covid-19-po-trajtohen-ne-janine-228964" }