Turqia i shpalli luftë ISIS por sulmon militantët kurdë

Publikuar tek: bota, më 15:30 26-07-2015 Turqia i shpalli luftë ISIS por sulmon militantët kurdë

Turqia ndryshoi dramatikisht qëndrimin ndaj Shtetit Islamik dy ditë më parë, duke pranuar që të lëshojë sulme nga ajri në bazat e ISIS në Siri, por duket se para se të përfshihet në luftë me ISIS, gjë që deri tani nuk e ka bërë ende, Turqia ka sulmuar bazat e militantëve kurdë.

Sulmet ajrore në bazat e militantëve të Partisë Popullore Kudre u konfirmuan edhe nga kryeministri turk Ahmet Davutoglu. Ai tha se avionët luftarakë kanë sulmuar disa baza të militantëve kurdë në veri të Irakut duke shkaktuar dëme të shumta njerëzore dhe materiale. Sipas ushtarakëve të Turqisë, ky veprim është bërë me qëllim krijimin e "zonave të sigurta" të fluturimit për të vijuar më pas me sulmet ndaj ISIS.

Ndërsa një prej liderëve të militantëve kurd tha se me këtë veprim, Turqia i ka dhënë fund marrëveshjes së armëpushimit të arritur në vitin 2013.

Kurdët, janë të vetmet forca këmbësore që po luftojnë kundër militantëve të ISIS në terren. Duket se ata tashmë janë vënë në luftë nga të dyja krahët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012347936630249
array(1) { ["section"]=> string(59) "turqia-i-shpalli-lufte-isis-por-vret-militantet-kurde-17031" }