Turqia i “vjedh” ishullin Greqisë, alarmohen grekët: Ka ndërhyrë në Google Maps

Publikuar tek: bota, më 16:16 28-10-2020 Turqia i “vjedh” ishullin Greqisë, alarmohen grekët: Ka ndërhyrë në Google Maps

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të jenë të acaruara. Mediat greke kanë shkruar për një provokim të ri nga anga e Turqisë.

Ata kanë njoftuar se një ishull grek, në Google Maps figuron sikur është i turqve.

"Turqia vazhdon propagandën e saj kundër Greqisë, me veprimtarinë më të fundit ishte ndërhyrja në Google Maps për të caktuar ishullin grek të Amorgos si turk, i cili, sipas ‘Google Maps’, ka gjithashtu një xhami. Turqia i dha ishullit emrin "Turk Adasi" që në greqisht do të thotë "ishull turk". Vlen të përmendet se Amorgos nuk ka pasur kurrë një xhami në historinë e saj, por është e famshme për ishullin emblematik të Hazoviotissa. Informacioni i ri i rremë në hartat e Google tregon ishullin si ‘Turk” për tre ditë",- shkruajnë mediat greke.

Qeveria lokale e ishullit i dërgoi një letër Google dhe Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias të hënën pasdite.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reperi i njohur gjendet i pajetë në bagazhin e makinës, trupi ishte dekompozuar (FOTO)
‘Shmangia e një izolimi të dytë’, OBSH jep mesazhin: Gjithkush të respektojë rregullat »
Article Logic
Execution time: 0.0083551406860352
array(1) { ["section"]=> string(82) "turqia-i-vjedh-ishullin-greqise-alarmohen-greket-ka-nderhyre-ne-google-maps-225516" }