Turqia “i vjedh” Spanjës anijen dhe avionin me 162 respiratorë dhe paisje të tjera mjekësore që vinin nga Kina, rebelohet ministria e jashtme spanjolle: Na i ktheni urgjent

Publikuar tek: bota, më 11:20 04-04-2020 Turqia “i vjedh” Spanjës anijen dhe avionin me 162 respiratorë dhe paisje të tjera mjekësore që vinin nga Kina, rebelohet ministria e jashtme spanjolle: Na i ktheni urgjent Ministrja spanjolle Arancha Gonzales

Tani nuk bëhet më fjalë për të vjedhur “sekrete”, as “armë”. Respiratorët, janë malli më i kërkuar në treg. Ministria e Jashtme spanjolle lajmëroi të premten se autoritetet turke kanë bllokuar një avion të mbushur me paisje respiratore që ishte në rrugën nga Kina drejt Spanjës, sipas agjencive spanjolle.

Ministrja spanjolle Arancha Gonzales ngriti shqetësimin se qeveria turke po mban në Ankara një ngarkesë në anije me material mjeksore që duhet të vinte nga Kina drejt Spanjës që nga e shtuna e kaluar. Gonzales shtoi që qeveria turke ka vendosur sanksione në eksportet e paisjeve mjeksore në territorin e vet, më së shumti për shkak të shqetësimit për mundësitë e tyre për sistemin shëndetësor.

Kjo ngarkesë është e vlefshme sepse përmban 162 respiratorë, sipas medias spanjolle.

Doganat turke kapën anijen pas ndalesës së avionit që vinte nga Kina të shtunën e kaluar dhe sekuestruan respiratorët që Spanja i kërkon me urgjencë për të ndaluar rritjen e numrit të vdekjeve të përditshme nga covid-19.

Autoritetet spanjolle lajmëruan të premten se rregjistruan më shumë se 900 të vdekur nga epidemia në ditën e dytë, duke e cuar numrin e të vdekurve në 10,935 pasi regjistruan edhe 935 të vdekur në 24 orë dhe numrin e të infektuarve në 117,710, duke u kthyer në shtetin e dytë pas SHBA.

Ndërsa në Turqi, ministri i shëndetësisë lajmëroi se numri i vdekjeve u rrit nga 69 në 425 të premten, ndërkohë që numri I rasteve të konfirmuara u rrit nga 2,786 në 20,921. Ai tha se një ditë më parë u kryen 16,160 teste duke e cuar numrin e tyre të përgjithshëm në 141,716 teste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095810890197754
array(1) { ["section"]=> string(175) "turqia-i-vjedh-spanjes-anijen-dhe-avionin-me-162-respiratore-dhe-paisje-te-tjera-mjekesore-qe-vinin-nga-kina-rebelohet-ministria-e-jashtme-spanjolle-na-i-ktheni-urgjent-201299" }