Turqia kërcënon Rusinë, mund t’i mbyllë ngushticën e Bosforit

Publikuar tek: bota, më 22:51 08-12-2015 Turqia kërcënon Rusinë, mund t’i mbyllë ngushticën e Bosforit

Ankaraja nuk ka ndërmarrë ende asnjë kundërveprim ndaj Moskës pavarësisht sanksioneve të vendosura prej saj, megjithatë, duket se durimi tek turqit po shkon drejt fundit.

Gazeta shtetërore turke, Anadolu Agency ka publikuar një raport lidhur me anijet ruse që kalojnë në ditë nëpërmjet ngushticave të Bosforit dhe Dardaneleve. Sipas raportit, janë 4,540 anije ruse që kalojnë në 11 muaj nëpërmjet këtyre ngushticave.

Një mesazh i qartë është ky shkrim për Moskën, ku turqit po mundohen të tregojnë se çfarë pasojash kolosale do të kishte për ekonomine ruse një bllokim i mundshëm i dy ngushticave, pasi kjo do të sillte izolimin e Rusisë me detin Mesdhe, shumë i rëndësishëm për ta.

“Gjithashtu, përmes dy ngushticave për 11 muaj të këtij viti, gjithsej kanë kaluar 79,046 anije, prej të cilave 4,540 ruse. Në ditë, nëpër këto ngushtica kalojnë 13 anije ruse. Nga 4,540 anijet ruse të cilat kanë kaluar përmes ngushticave turke, 1.137 prej tyre ishin tankera. Anijet ruse kanë transportuar gjithsej nëntë milionë e 995 mijë tonë metrikë të mallrave, prej të cilave dy milion e 526,000 ngarkesë të rrezikshme. Numri i anijeve në 11 muajt të këtij viti tregon se nëpër ngushticat turke në ditë kalojnë 13.5 anije”, thuhet në raportin e AA.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032093048095703
array(1) { ["section"]=> string(66) "turqia-kercenon-rusine-mund-t-i-mbylle-ngushticen-e-bosforit-27285" }