Turqia kritikon Obamën për deklaratën për ngjarjet e 1915-ës

Publikuar tek: bota, më 17:08 23-04-2016 Turqia kritikon Obamën për deklaratën për ngjarjet e 1915-ës

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë bëri të ditur se deklarata e presidentit amerikan Barak Obama në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, i cili ngjarjet e atëhershme në armenishjte i quajti "Meds Yeghern", që do të thotë "fatkeqësi e madhe", paraqet një shembull të ri të interpretimit të njëanshëm të historisë, raporton AA.

"Deklarata e presidentit amerikan Barak Obama në lidhje me ngjarjet e 1915 është një shembull i ri i interpretimeve të njëanshme të ngjarjeve historike dhe vuajtjeve që kanë ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore", thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se Turqia angazhohet për një të ardhme të përbashkët, ku në paqe do të jetojnë populli turk dhe armen siç kanë jetuar bashkarisht për shekuj me radhë.

"Është për të ardhur keq që vendet mike dhe aleate, në vend se të mbështesin thirrjet e tilla, ata inkurajojnë qarqet që mbrojnë thellimin e konfliktit", theksohet në deklaratën e ministrisë.

Në fund administratës amerikane i është bërë apel që të marrë qëndrim objektiv, racional dhe konstruktiv në lidhje me ngjarjet e viti 1915.

Obama të premten më 22 prill, me rastin e përvjetorit të ngjarjeve të vitit 1915, ngjarjet e atëhershme i quajti "Meds Yeghern" në armenishte, që do të thotë "fatkeqësi e madhe".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022072792053223
array(1) { ["section"]=> string(66) "turqia-kritikon-obamen-per-deklaraten-per-ngjarjet-e-1915-es-38480" }