Turqia kthen anijen 'Oruç Reis' në Antalia, ulen tensionet me Greqinë

Publikuar tek: bota, më 13:50 13-09-2020 Turqia kthen anijen 'Oruç Reis' në Antalia, ulen tensionet me Greqinë Anija turke Oruc Reis

Anija kërkimore turke, “Oruc Reis”, është kthyer në ujërat afër bregdetit jugor të provincës Antalia, ndërsa kjo nismë është konsideruar nga Greqia si një hap pozitiv drejt uljes së tensioneve me vendin fqinj.

Edhe më herët Forcat Detare të Turqisë kishin njoftuar se kjo anije do t'i vazhdonte operacionet kërkimore deri më 12 shtator, shkruan Reuters.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, kishte thënë se anija do t’i vazhdonte operacionet edhe për më gjatë, por autoritetet ende nuk kanë lëshuar ndonjë zgjatje të afatit për kohën e hulumtimeve në ujërat e Mesdheut lindor.

Sipas të dhënave të faqes Refinitiv, anija “Oruc Reis”, bashkë me dy anije të vogla shoqëruese, është kthyer në një hapësirë afër bregdetit të Antalias të dielën.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e mirëpriti këtë veprim të Turqisë. “Kthimi i anijes është një hap i parë pozitiv. Shpresoj që të ketë vazhdimësi. Ne duam të bisedojmë me Turqinë në një atmosferë pa provokime”, tha ai para gazetarëve në Selanik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Numër rekord me të infektuar në Indi, në 24 orë shënohen 94 mijë raste me COVID-19
»
Article Logic
Execution time: 0.012856006622314
array(1) { ["section"]=> string(73) "turqia-kthen-anijen-oruc-reis-ne-antalia-ulen-tensionet-me-greqine-220247" }