Turqia ktheu në xhami Kishën e Shën Sofisë, reagon Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë: Është mëkat dhe gabim kur…

Publikuar tek: aktualitet, më 21:59 11-07-2020 Turqia ktheu në xhami Kishën e Shën Sofisë, reagon Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë: Është mëkat dhe gabim kur… Kisha e Shen Sofise

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht pas vendimit të Turqisë për të kthyer në shami Kishën e Shën Sofisë.

Në deklaratë thuhet se është mëkat dhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste.

Kryepiskopi i Shqipërisë deklaroi se ky vendim bën pjesë në ato veprime tragjike të cilat minojnë shpresën e epokës tonë dhe na kthen pas në vendime të errëta të historisë.

Reagimi i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë:

ËSHTË MËKAT EDHE GABIM KUR VAJI I FESË PËRDORET PËR TË NDEZUR DHE PËR T'I SHËRBYER QËLLIMEVE NACIONALISTE.

Në lidhje me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë), Kryepiskopi Tiranës dhe Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastasi deklaroi:

“Ky vendim bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore.

Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010150909423828
array(1) { ["section"]=> string(123) "turqia-ktheu-ne-xhami-kishen-e-shen-sofise-reagon-kisha-orthodokse-autoqefale-e-shqiperise-eshte-mekat-dhe-gabim-kur-213576" }