Turqia lëviz me kujdes në Shqipëri, nuk e përfshin në listën e shteteve nga të cilat kërkohet ekstradimi i bashkëpunëtorëve të Gylen

Publikuar tek: bota, më 23:25 10-02-2017 Turqia lëviz me kujdes në Shqipëri, nuk e përfshin në listën e shteteve nga të cilat kërkohet ekstradimi i bashkëpunëtorëve të Gylen

Ministria e Drejtësisë e Turqisë ka kërkuar nga 16 shtete ekstradimin e 28 personave pjesëtarë të Lëvizjes Gylen.

Sipas të dhënave që gazetari i “AA”-së ka siguruar nga zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme Turke për Ligje Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie të Jashtme pranë Ministrisë së Drejtësisë, janë përgatitur dosje për ekstradimin e pjesëtarëve të organizatës, përfshirë edhe persona që janë arratisur jashtë vendit pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik.

Ministria u ka dërguar 16 shteteve gjithsej 31 dosje për ekstradim të përgatitura nga prokuroritë dhe gjykatat për 28 pjesëtarë Lëvizjes Gylen, për të cilët është konfirmuar se jetojnë në këto shtete.

Nga Mozambiku, Kazakistani, Rumania dhe Gjermania është kërkuar ekstradimi i nga dy pjesëtarëve të FETO-s, ndërkohë që nga Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Belgjika, Brazili, Maroku, Afrika Jugore, Holanda, Kirgistani, Republika Turke e Qipros Veriore (KKTC) dhe Polonia ekstradimi i nga një pjesëtari të organizatës.

Ndërkohë, asnjë kërkesë nuk i është dorëzuar ende Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, vende ku Lëvizja Gylen është shumë prezente. Duket se Ankaraja po lëviz me kujdes te shqiptarët, pasi pavarësisht mbështetjes që tregojnë ndaj Turqisë, reagimi kundër këtij shteti ndizet me shpejtësi sa herë bëhen kërkesa që ndërhyjnë në punët e brendshme.

Megjithatë, kjo çështje është diskutuar edhe në takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi pak ditë më parë me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shokon 14 vjeçarja: Jam e lumtur që po pres një fëmijë nga babai
Shpërthen në flakë apartamenti, gruaja digjet për së gjalli teksa kërkon ndihmë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011535882949829
array(1) { ["section"]=> string(137) "turqia-leviz-me-kujdes-ne-shqiperi-nuk-e-perfshin-ne-listen-e-shteteve-nga-te-cilat-kerkohet-ekstradimi-i-bashkepunetoreve-te-gylen-68390" }