Turqia na dhuron 27 mjete transporti trupash ushtarake

Publikuar tek: aktualitet, më 10:48 03-06-2015 Turqia na dhuron 27 mjete transporti trupash ushtarake

Turqia iu ka dhuruar Forcave të Armatosura Shqiptare 27 mjete transporti trupash ushtarake. E pranishme në ceremoninë e marrjes në dorëzim të këtyre  mjeteve , ministrja e Mbrojtjes  Mimi Kodheli tha se përmirësimi i transportit të FA mbetet prioritet.

”Këto 27 mjete janë pjesë e paketës së mjeteve të transportit, një projekt që ne e nisëm së bashku në fundin e vitit 2014. Ne do të vazhdojmë këtë projekt modernizimi edhe në vitet në vazhdim sepse përmirësimi i transportit të FA, vazhdon të jetë në listën prioritare të përpjekjes së përbashkët që prej 20 muajsh qeverisje. “

Ndërsa ambasadori i Turqisë, Bayraktar, theksoi se, Turqia e vlerëson Shqipërinë si një vend kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe, për këtë arsye, Turqia do të vijojë ta ndihmojë për modernizimin i FA Shqiptare.

Pas 10 minibusëve, të prodhuar nga kompania e njohur e prodhimeve ushtarake të Turqisë, “Otokar ”, të cilët u dhuruan nga Turqia në fillim të vitit 2015, tashmë janë 27 automjete të markës “Land Rover” të tipit “Defenter”, 110 dhe 130, që do të përdoren për transport trupash të FA Shqiptare në operacione të ndryshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali, ja teksti për fëmijët e kopështit: “Ia mbathën vrapit, u shpëtuan pordh…me vrap o burra, u shpëtoi shurra"
Gjykata lë në burg Mark Frroku për vrasjen në Belgjikë, Frroku: Jam i pafajshëm »
Article Logic
Execution time: 0.012757062911987
array(1) { ["section"]=> string(60) "turqia-na-dhuron-27-mjete-transporti-trupash-ushtarake-12572" }