Turqia ndalon gazetarët e BBC dhe Zërit të Amerikës

Publikuar tek: bota, më 23:26 27-11-2016 Turqia ndalon gazetarët e BBC dhe Zërit të Amerikës

Autoritetet turke kanë ndaluar dy gazetare, një të BBC dhe një tjetër të Zërit të Amerikës. Mediat e huaja raportojnë se është ndaluar Hatice Kamer e BBC, e cila po raportonte për shembjen e minierës në rajonin kurd, ku të paktën 10 persona kanë humbur jetën.

Gazetarja tjetër e ndaluar është Khajijan Farqin. Ajo është një gazetare e lirë që punon për shërbimin kurd të Zërit të Amerikës dhe është ndaluar nga autoritetet turke në Diyarbakir.

Hollësitë për arrestimin e saj të shtunën, u dhanë nga një mik i familjes që tha se arsyet për ndalimin e Farqinit, mbeten të paqarta. Familja e saj ka thënë se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në zonën ku ajo banon, as avokati i saj nuk ka mundur ta kontaktojë për pesë ditë.

Që kur shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, disa ditë pas dështimit të një grushti shteti në 15 korrik, qeveria turke ka mbyllur 195 gazeta, radio, televizione, shtëpi botuese dhe kompani shpërndarëse dhe ka burgosur rreth 150 gazetarë nën akuza për terrorizëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030649900436401
array(1) { ["section"]=> string(57) "turqia-ndalon-gazetaret-e-bbc-dhe-zerit-te-amerikes-60870" }