Turqia ndërhyn në Siri, zhvendos eshtrat e Sulejman Shahut

Publikuar tek: bota, më 13:14 22-02-2015 Turqia ndërhyn në Siri, zhvendos eshtrat e Sulejman Shahut

Pjesëtarët e ushtrisë turke kanë hyrë mbrëmë në Siri në mënyrë që nga enklava turke në territorin e vendit fqinj të zhvendosin eshtrat e Sulejman Shahut, gjyshit të themeluesit të Perandorisë Osmane.

Pjesëtarët e ushtrisë turke nën shoqërimin e tankeve dhe automjeteve të tjera të blinduara kanë hyrë mbrëmë në Siri në mënyrë që nga enklava turke në territorin e vendit fqinj të zhvendosin eshtrat e Sulejman Shahut, gjyshit të themeluesit të Perandorisë Osmane, ka konfirmuar kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, raporton Anadolu Agency

"Aksioni ishte i suksesshëm dhe njësia speciale ushtarake që ishte duke e ruajtur varrin u kthye në shtëpi", ka thënë Davutoglu. Në fillim të aksionit është vrarë një ushtar, por siç tha kryeministri turk, përveç kësaj nuk ka pasur pengesa të tjera të hyrjes së ushtrisë në Siri. 

Tyrbja e Sulejman-shahut ndodhet në rajonin sirian Aleppo dhe bëhet fjalë për të vetmin territor sovran të Republikës së Turqisë jashtë kufijve të saj. Këtu është varrosur Sulejman Shah, gjyshi i themeluesit të Perandorisë Osmane, Osman I.

Më parë pjesëtarët e ushtrisë turke të cilën kanë ruajtur tyrben janë ballafaquar me sulmet e pjesëtarëve të organizatës terroriste ISIL, të cilët e kanë rrethuar zonën ku ndodhet tyrbeja. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007667064666748
array(1) { ["section"]=> string(62) "turqia-nderhyn-ne-siri-zhvendos-eshtrat-e-sulejman-shahut-4114" }