Turqia ndërpret marrëdhëniet me Hollandën, Erdogan dhe Çavusoglu ‘lëshojnë gojën’: Kriminelë dhe monstra me fytyrë të zezë

Publikuar tek: bota, më 16:31 14-03-2017 Turqia ndërpret marrëdhëniet me Hollandën, Erdogan dhe Çavusoglu ‘lëshojnë gojën’: Kriminelë dhe monstra me fytyrë të zezë

Turqia ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike në nivel të lartë me Hollandën. Vendimi është bërë i ditur sot nga Ministria e Jashtme e këtij vendi, e cila ka njoftuar gjithashtu se nuk do të lejohet asnjë avion ku ndodhen brenda zyrtarë të lartë hollandezë për të kaluar mbi hapësirën ajrore turke.

Ky vendim i Ankarasë vjen pasi Haga refuzoi uljen e avionit të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu për t’u ulur në Amsterdam, ku do të fliste para emigrantëve turq. Gjithashtu një tjetër ministre turke nuk u lejua të merrte pjesë në tubimin e emigrantëve në Roterdam.

Ndërkohë, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka vijuar akuzat dhe sulmet ndaj Hollandës. Ai ka kujtuar genocidin e Srebrenicës duke akuzuar ushtrinë hollandeze si përgjegjëse për vdekjen e mijëra njerëzve. Batalioni hollandez ishte përgjegjës për zonën e Serbrenicës, e shpallur nga OKB si zonë e sigurtë gjatë luftës në Bosnje, por që përfundoi në varr masiv.

“Madje edhe në luftë ka rregulla se nuk guxon të hapësh zjarr ndaj personelit mjekësorë, por nëse je si holandezët, atëherë mund ta bësh. E them hapur, se ne njohim Holandën dhe holandezët që nga Srebrenica. Kemi kuptuar se çfarë karakteri të prishur kanë nga ajo se si u masakruan tetë mijë boshnjak në Srebrenicë. I njohim mirë. Askush të mos na mbajë ligjëratë për qytetërimet. Balli dhe fytyra e këtij populli (turk) janë të pastërta, kurse të tyret (holandezëve) janë tërësisht të zeza", është shprehur Erdogan.

Edhe Çavusoglu ka bërë deklarata të ashpra: “Becky Anderson nga CNN International më pyeti ‘Gjyqësori kalon në kontrollin e presidentit. Sepse presidenti emëronte 4 anëtarë të Bordit të Lartë të gjyqtarëve dhe prokurorëve‘. Unë iu përgjigja se ‘Edhe në sistemin e tanishëm presidenti emëron 4 anëtarë‘. Për këtë nuk kishte dijeni. E pyeta më pas mirë ‘po në vendet demokratike si bëhet kjo?‘ Ja tek ato monstrat që tentojnë të japin mësime demokracie... Ja Holanda. Mbreti apo mbretëresha emëron të gjithë anëtarët e Bordit me propozimin e ministrit të Drejtësisë".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehet dimri me acarë e furtunë bore, 34 makina përplasen në autostradë (VIDEO)
Merkel detyrohet të shtyjë vizitën në ‘Shtëpinë e Bardhë’, do takonte sot Trump »
Article Logic
Execution time: 0.012106895446777
array(1) { ["section"]=> string(124) "turqia-nderpret-marredheniet-me-hollanden-erdogan-dhe-cavusoglu-leshojne-gojen-kriminele-dhe-monstra-me-fytyre-te-zeze-71880" }