Turqia përplaset edhe me SHBA, ambasadori amerikan thërritet me urgjencë

Publikuar tek: bota, më 23:01 09-02-2016 Turqia përplaset edhe me SHBA, ambasadori amerikan thërritet me urgjencë

Një incident diplomatik mes Ankarasë dhe Uashingtonit është regjistruar ditën e sotme. Shkak është bërë një deklaratë e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, John Kirby në lidhje me Partinë e Bashkimit Demokratik.

Kirby ka thënë se: "Ne PYD-në nuk e përcaktojmë si organizatë terroriste". Ai më tej ka theksuar se se do të bisedojnë me Turqinë në lidhje me këtë çështje.

Pas deklaratës, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, John Bass, është thërritur në Ministrinë e Jashtme të Turqisë. Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike nga “AA”, mësohet se zëvendës nënsekretari i Ministrisë së Jashtme turke, Ümit Yalçın, i ka shprehur ambasadorit Bass shqetësimet e Turqisë në lidhje me deklaratat e Kirby-t për PYD-në.

Partinë e Bashkimit Demokratik i përket komunitetit kurd në Turqi. Ajo është shpallur si organizatë terroriste nga ky vend, ndërsa kohët e fundit ushtria turke ka vrarë dhjetra militantë të saj në jug të vendit.

Popullësia kurde në Lindjen e Mesme konsiderohet i një rëndësie të veçantë për shkak të ndihmës së madhe që po japin kundër ISIS në Siri dhe Irak në krah të ushtrive të Perëndimit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024744987487793
array(1) { ["section"]=> string(77) "turqia-perplaset-edhe-me-shba-ambasadori-amerikan-therritet-me-urgjence-32167" }