Turqia shkarkon mbi 1 mijë ushtarë të tjerë për lidhje me grushtin e shtetit

Publikuar tek: bota, më 14:37 31-07-2016 Turqia shkarkon mbi 1 mijë ushtarë të tjerë për lidhje me grushtin e shtetit

Qeveria turke ka shkarkuar edhe 1,389 ushtarë të tjerë të cilët akuzohen se kanë lidhje me përpjekjen për grusht shteti në fillim të këtij muaji.

Kjo e çon numrin e largimeve ushtarake në më shumë se 3,000 persona, pas grushtit të shtetit të dështuar, në të cilin njësitë rebele përdorën tanke dhe avionë për të larguar presidentin Rexhep Tajip Erdogan nga pushteti.

Të shtunën, Erdogan nxorri hapat për të vënë të gjitha forcat e armatosura nën kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë, në mes të një goditje.

Ai akuzon klerikun me bazë në SHBA, Fethullah Gylen si personi që qëndron pas përpjekjes për grusht shteti.

Të paktën 246 persona kanë vdekur kur ushtarët rebelë u përpoqën të merrnin pushtetin më 15 korrik.

Kleriku Gulen mohon çdo përfshirje në përpjekjen për grusht shteti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentojnë të vrasin foshnjen e tyre 3 muajshe
Tokio zgjedh për herë të parë një grua si guvernatore »
Article Logic
Execution time: 0.010379076004028
array(1) { ["section"]=> string(82) "turqia-shkarkon-mbi-1-mije-ushtare-te-tjere-per-lidhje-me-grushtin-e-shtetit-48266" }