Turqia tërhiqet nga NATO-ja

Publikuar tek: bota, më 07:11 18-11-2017 Turqia tërhiqet nga NATO-ja

Erdogan ka urdhëruar që menjëherë të tërheqë të gjitha trupat turke nga ushtrimi i organizuar i NATO-s në Norvegji, me arsyetimin se në një dokument të përgatitur për ushtrimin, emri i Ataturkut ishte në “listën e armiqve”.

NATO, megjithatë, nuk konfirmoi se kishte ndonjë problem gjatë ushtrimit në Norvegji. Për disa kohë, për arsye të ndryshme ka tensione në NATO dhe në mënyrë bilaterale në marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, ndërsa Ankaraja po i afrohet gjithherë e më shumë Moskës me të cilën bashkëpunon në luftën në Siri.

Norvegjia sot shprehur keqardhje për incidentin që ka ofenduar Turqinë gjatë ushtrimit ushtarak të forcave të NATO-s në tokën e saj.

“Më vjen keq për incidentin që ndodhi gjatë ushtrimit të NATO-s në qendër të Stavanger”, i tha AFP-ministri norvegjez i Mbrojtjes Frank Piqem-Jensen, shkruan indeksionline.

Para tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi falje Turqisë pas incidentit gjatë një ushtrimi ushtarak në Norvegji.

“Kërkoj falje për incidentin që është rezultat i punës së një individi dhe nuk pasqyron pikëpamjet e NATO-s”, tha Stoltenberg në një deklaratë me shkrim

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, dërgonte shqiptarët në Britaninë e Madhe
»
Article Logic
Execution time: 0.011010885238647
array(1) { ["section"]=> string(33) "turqia-terhiqet-nga-nato-ja-99993" }