Turqia tronditet nga një tjetër tërmet, 8 të vdekur dhe 21 të plagosur, mijëra shtëpi të shkatërruara

Publikuar tek: bota, më 13:05 23-02-2020 Turqia tronditet nga një tjetër tërmet, 8 të vdekur dhe 21 të plagosur, mijëra shtëpi të shkatërruara Banesa te shkaterruara nga termeti ne Turqi

Turqia është goditur nga një tjetër tërmet i fortë mëngjesin e së dielës, nga i cili kanë mbetur të vdekur 8 persona dhe 21 të plagosur, ndërsa raportohet për mijëra shtëpi të shkatërruara.

Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë goditi kufirin Turqi-Iran, ndërsa thellësia e tij ishte 5 kilometër.

Mediat turke bëjnë me dije që lëkundja preku 43 fshatra.

Ekipet e inspektimit janë dërguar në zonat e prekura, ndërsa qyteti më i prekur është Van.

Mes të vdekurve ishin edhe 3 fëmijë, ndërsa rreth 1066 ndërtesa janë shembur.

Zyrtarët iranianë dhe turq janë të shqetësuar se mund të ketë shumë viktima nën rrënoja.

“Ekipet tona të shpëtimit janë dërguar në zonë. Deri më tani, nuk kemi pasur raporte për dëme ose viktima në zonë, e cila nuk është një zonë e populluar në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit”, tha një zyrtar iranian për televizionin shtetëror.

Tërmeti i muajit të kaluar në Turqinë Lindore vrau 40 persona, ndërkoqë që mijëra banesa u rrënuan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091640949249268
array(1) { ["section"]=> string(106) "turqia-tronditet-nga-nje-tjeter-termet-8-te-vdekur-dhe-21-te-plagosur-mijera-shtepi-te-shkaterruara-196164" }