Turqia vendos në programin arsimor gjuhën shqipe dhe boshnjake

Publikuar tek: bota, më 15:23 23-02-2017 Turqia vendos në programin arsimor gjuhën shqipe dhe boshnjake

Ministria turke e Arsimit Kombëtar ka vendosur në programin arsimor për vitin e ardhshëm gjuhën shqipe dhe boshnjake.

Të dyja gjuhët do të jenë pjesë e programit duke nisur nga klasat e 5-ta raporton agjensia e lajmeve ‘AA’.

Programi mësimor i gjuhës shqipe dhe boshnjake, pasi u përgatit dhe u vlerësua edhe me kontributet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Bazë të Ministrisë së Arsimit, u paraqit në Kryesinë e Bordit të Arsimit dhe Edukimit.

Pas procesit të vlerësimit të programit kanë nisur punimet për përgatitjen e teksteve mësimore. Nxënësit nga viti i ardhshëm mësimor do të mund të mësojnë gjuhët shqipe dhe boshnjake si lëndë me zgjedhje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stuhi e fuqishme në Britani, ndërpritet energjia elektrike, raportohet për të vdekur
Protestuesit bllokojnë shkollat dhe djegin koshat e mbeturinave, policia hedh gaz lotsjellës (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.01081109046936
array(1) { ["section"]=> string(68) "turqia-vendos-ne-programin-arsimor-gjuhen-shqipe-dhe-boshnjake-69719" }