Turqia zbut tonet, përmirëson marrëdhëniet me Gjermaninë

Publikuar tek: bota, më 13:42 10-10-2017 Turqia zbut tonet, përmirëson marrëdhëniet me Gjermaninë

Pas kryeministrit turk, është ministri i Jashtëm Mevlüt Cavusoglu, ai që kërkon normalizimin e marrëdhënieve me Gjermaninë.

“Nuk ka asnjë arsye për probleme mes Gjermanisë dhe Turqisë", ka thënë Cavusoglu në një intervistë për revistën gjermane „Der Spiegel".

“Nëse ju afroheni një hap, ne do të afrohemi dy hapa", ka thënë ai. Turqia vetë asnjëherë nuk e ka kërkuar konfrontimin me Gjermaninë, ka thënë ministri i Jashtëm turk. Sipas tij, presidenti Erdogan vetëm i është përgjigjur sulmeve që kanë ardhur nga Gjermania.

Turqia është e gatshme të punojë edhe me një ministër të Jashtëm si Cem Özdemir, ka thënë Cavusoglu, shkruan dw. 

Kreu i Të Gjelbërve është kritiku më i ashpër i Erdoganit. Ministri i Jashtëm turk është përpjekur të justifikojë se krahasimet e bëra me nazistët, kanë qenë “një përgjigje ndaj armiqësive" të ardhura nga Gjermania. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarre masive në Kaliforni, 10 të vdekur (VIDEO)
“Unë jam Zonja e Parë”, ish-gruaja e Trump sfidon hapur Melaninë »
Article Logic
Execution time: 0.010420083999634
array(1) { ["section"]=> string(61) "turqia-zbut-tonet-permireson-marredheniet-me-gjermanine-95386" }