Turqia zyrtarizon vaksinën anti-Covid, i pari që e merr është Ministri i Shëndetësisë

Publikuar tek: bota, më 20:58 13-01-2021 Turqia zyrtarizon vaksinën anti-Covid, i pari që e merr është Ministri i Shëndetësisë Fehrettin Koca

Turqia ka marrë zyrtarisht vaksinën antikoronavirus, CoronaVac nga Kina.  

Pas vlerësimeve të dozave, Agjencia Turke e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (TITCK) njoftoi se ka autorizuar vaksinën e njohur si CoronaVac, e cila u zhvillua nga kompania me bazë në Pekin SinoVac.

Ka qënë Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca personi i parë që ka marrë dozën e vaksinës.

"Është përparësia jonë kryesore të drejtojmë programin e vaksinimit në një mënyrë transparente. Ne jemi të vendosur të aplikojmë vaksinën dhe t'i përmbahemi masave dhe kufizimeve derisa të mbarojë pandemia. Unë dua të nënvizoj se të gjithë duhet të vaksinohen. Ne patjetër duhet të marrim vaksinën për t'u kthyer në jetën tonë të përditshme normale. Unë thashë më parë se kishte një dritë në fund të tunelit. Sot është një ditë e tillë. Unë besoj se ditët në vijim do të jenë të ndritshme." tha Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

“Gjatë vlerësimit të të dhënave shkencore, mostrat që u dorëzuan në vendin tonë janë ekzaminuar në laboratorët e institucionit tonë gjatë 14 ditëve”, tha TITCK në një deklaratë, duke shtuar se vaksina do të dorëzohet me shpejtësi për publikun.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trump thirrje protestuesve: Stop dhunës! Tranzicioni të jetë paqësor
‘Nuk pinte as duhan as ilaçe’, flet gruaja e doktorit që vdiq pasi bëri vaksinën e Pfizer; ja çfarë i ndodhi atij pas 16 ditësh »
Article Logic
Execution time: 0.011291980743408
array(1) { ["section"]=> string(91) "turqia-zyrtarizon-vaksinen-anti-covid-i-pari-qe-e-merr-eshte-ministri-i-shendetesise-234878" }