Turqit lirojnë pas dy javësh gazetarin italian, u kap në kufirin sirian teksa bënte kërkime për librin e tij

Publikuar tek: bota, më 09:09 24-04-2017 Turqit lirojnë pas dy javësh gazetarin italian, u kap në kufirin sirian teksa bënte kërkime për librin e tij

Gabriele Del Grande, një gazetar Italian që mbahej nga autoritetet turke që nga data 10 prill u lirua ditën e sotme dhe është rrugës për tu kthyer në Itali, dekaroi ministri i jashtëm Italian Angelino Alfano në Twitter.

“Gabriele del Grande është i lirë. Sapo fola me të, është rrugës në kthim për në Itali. Kam kënaqësinë të informoj familjen e tij. Të gjithë po e presim” tha Alfano.

Në një mesazh të dytë, ministri i jashtëm Italian gjithashtu falenderoi homologun e tij Mevlut Cavosoglu që kishte informuar Alfanon për lirimin e Del Grandes.

Babai i gazetarit, Massimo del Grande tha se djali do të mbërrijë në Bolonja rreth orës 10 të paradites. “Do shkojmë ta marrim në aeroport, është një ditë e madhe. Ministri Alfano më mori në telefon më tha se Gabriele ishte mirë” tha ai për mediat italiane.

Gabriele Del Grande u arrestua në 9 prill ndërkohë që ishte duke bërë kërkime afër kufirit sirian për një libër që po shkruan. Ai shkoi në një grevë gjatë të martës së kaluar, si solidaritet për median sociale, dhe pas kësaj filloi një trafik diplomatik që solli më pas lirimin e tij.

Del Grande, editor i blogut Fortress Europe u mbajt pa ndonjë akuzë të caktuar në një qendër në Mugla, në juglindje të Turqisë pasi u arrestua në provincën Hatay, në kufi me Sirinë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Është vetëm 9 muajsh, por shikoni flokët e mrekullueshëm që ka ky bebush (Video)
25 vite më e madhe se ai dhe ish-mësuesja e tij e gjimnazit, kush është gruaja që mund të bëhet zonja e parë e Francës (PROFIL) »
Article Logic
Execution time: 0.01140284538269
array(1) { ["section"]=> string(113) "turqit-lirojne-pas-dy-javesh-gazetarin-italian-u-kap-ne-kufirin-sirian-teksa-bente-kerkime-per-librin-e-tij-76221" }