Tv Klan e pushoi me një mesazh, Alesia Bami tregon si e fitoi punën në Top Channel

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:42 28-04-2019 Tv Klan e pushoi me një mesazh, Alesia Bami tregon si e fitoi punën në Top Channel

Largimi i velinës Alesia Bami nga emisioni ‘Stop’ ditë më parë, bëri shumë bujë në media.

Deklarata e saj, që e kishin larguar nga Tv Klan me një mesazh u komentua gjatë në çdo portal.

Por pas largimit nga Tv Klan, Alesia u bë pjesë e stafit të Top Channel në emisionin 'E Diell'.

Në një intervistë për Gazetën shqiptare, Alesia ka zbuluar se si i erdhi oferta për t'u bërë pjesë e Top Channel.

“Kam patur oferta të ndryshme dhe nga televizione të tjera. Zgjodha Top Channel, sepse mendoj se përshtatem më shumë. Propozimi erdhi nga vetë Manushi për të qenë pjesë e “E Diell”, ka thënë Alesia, teksa tregoi edhe për marrëdhëniet me moderatorët e tjerë.

“Jemi në harmoni me gjithë stafin së bashku. Më mirë shkoj me Florin pasi kemi dhe rubrikën ‘Escape’ (Mbathja), bashkë dhe ruajmë marrëdhënie shumë të mira. Duke qenë se jemi një grup i madh tek “E Diell”, normalisht ka edhe keqkuptime të vogla, por që nuk zgjasin shumë. Personi më paqësor, që na qetëson të gjithëve dhe, që është shumë e thjeshtë të punosh është Manushi”, ka përfunduar ajo.

 Screenshot_12.jpg

Screenshot_11.jpg

Screenshot_7.jpg

Screenshot_10.jpg

Screenshot_8.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070679187774658
array(1) { ["section"]=> string(88) "tv-klan-e-pushoi-me-nje-mesazh-alesia-bami-tregon-si-e-fitoi-punen-ne-top-channel-162171" }