Twitter-diplomacia, mënyra e re për të informuar publikun dhe median

Publikuar tek: bota, më 16:51 28-04-2015 Twitter-diplomacia, mënyra e re për të informuar publikun dhe median

Twitter ka qenë mënyra e përzgjedhur nga protagonistët për të informuar median dhe opinionin publik gjatë negociatave në Lozanë për çështjen bërthamore iraniane.

Ndërkohë, presidenti amerikan Barack Obama, papa Françesku dhe kryeministri indian, Nerendra Modi janë liderët më të ndjekur në platformën e mikroblogut.

Kryeministri italian, Matteo Renzi rezulton lideri i dytë më i ndjekur i Bashkimit Evropian (1,7 milionë ndjekës) pas atij britanik, David Cameron (mbi tre milionë ndjekës).

Këto janë disa nga informacionet kryesore që përmban raporti i Twiplomacy 2015 i përpiluar nga kolosi i marrëdhënieve publike ”Burson-Marsteller”.

Studimi, që ka ekzaminuar 669 llogari Twitter të 166 vendeve, thotë se 86 për qind e 193 qeverive në botë ka prani në Twitter dhe 172 shefa shtetesh dhe qeverish kanë një llogari.

“Gjatë viteve të fundit, Twitteri është bërë kanali i preferuar i liderëve botërorë për të kapur një publik më të gjerë me mesazhe kyç apo me sllogane”, thuhet në raport.

Obama gjendet në vendin e parë me rreth 60 milionë ndjekës, në ndërkohë që llogaria e papa Françeskut (@Pontifex) ka rreth 20 milionë ndjekës.

Studimi nënvizon rëndësinë e lidhjeve mes ministrave të Jashtëm në Twitter dhe thotë se shefi i diplomacisë franceze, Laurent Fabius rezulton si më i lidhuri, me 100 lidhje reciproke me homologë dhe liderë botërorë.

/Atsh

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.34400081634521
array(1) { ["section"]=> string(72) "twitter-diplomacia-menyra-e-re-per-te-informuar-publikun-dhe-median-9886" }