Twitter përjashton Genc Pollon, ja shkelja që i kushtoi llogarinë në rrjetin social

Publikuar tek: politike, më 21:10 26-01-2021 Twitter përjashton Genc Pollon, ja shkelja që i kushtoi llogarinë në rrjetin social

Twitter i mbyll llogarinë politikanit demokrat Genc Pollo, pas disa postimeve në shkelje të politikave të rrjetit social.

Pollo ankohet se përjashtimi nga rrjeti social i ka ardhur për shkak se postoi një video-montazh të kryeministrit Edi Rama dhe “lungomares” së përmbytur të Vlorës.

Por vetëm pak më herët, ish-ministri i PD-së kishte bërë disa postime ku shprehej kundër mbylljes së llogarisë së presidentit amerikan Donald Trump, duke përdorur edhe hashtagun “deplatforming”.

“Postova një video të lungomares së përmbytur, me mbivendosjen e zërit të Ramës kur e inaguroi”, shprehet Pollo, duke thënë se ka mbi një javë që s’po arrin të rimarrë aksesin në profilin e tij.

“Llogaria juaj @gencpollo është kyçur për shkelje të rregullave të Twitter. Veçanërisht për postimin e mediave që përshkruajnë dhunë seksuale dhe / ose sulm… Vazhdoni në Twitter për të rregulluar problemin me llogarinë tuaj”, ishte njoftimi që Pollo thotë se mori më pas, raporton newsbomb.al.

Gjithsesi Pollo vijon më tej të kritikojë gjigantët e rrjeteve sociale për bllokimin e zërave të ekstremit të djathtë duke i quajtur ato jo-transparente dhe monopolistike. “A duhet që demokracitë tona të transferojnë në mënyrë të pakushtëzuar vendimet kryesore politike te Big Tech jo-transparente dhe monopolistike?”, thotë ai.

dgferhy45rh5rjjj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përgjimet e Ndrangheta, revoltohet kandidati për deputet i PD: Ku do mbiteni yve mo, do ju fusin si arkivole në kulla! Yve ini skllevër
Monika Kryemadhi: Taksa e sheshtë është propozuar për herë të parë nga LSI dhe u aplikua nga PD, qytetarët kanë problem varfërinë dhe shpopullimin »
Article Logic
Execution time: 0.011778116226196
array(1) { ["section"]=> string(89) "twitter-perjashton-genc-pollon-ja-shkelja-qe-i-kushtoi-llogarine-ne-rrjetin-social-236519" }