Tym e flakë për Klodianin, qindra të rinj ‘ndezin’ për herë të dytë Tiranën

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:58 11-12-2020 Tym e flakë për Klodianin, qindra të rinj ‘ndezin’ për herë të dytë Tiranën

Qindra të rinj, qytetarë, intelektualë dhe artisë kanë marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në protestën e dytrë të zhvilluar në Tiranë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Momente dhune dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë pati fillimisht te blloku i Ministrive dhe te Kryeministria, por me kalimin e orëve në disa pika kyçe të kryeqytetit pati revoltë nga grupime të ndryshme të rinjsh. Kryeministri Rama si për të qetësuar turmën që kërkonte drejtësi për Klodianin lajmëroi në orën 18.00 se kishte pranuar dorëheqjen e Sandër Llehsajt.

Mirëpo, zemërata e të rinjve nuk ndaloi. Për tre orë me rradhë ata protestuan nën thirrjet “Rama ik” apo dhe “Drejtësi për Klodianin”, kjo e fundit ndër tthirjet kryesore të të rinjve që kërkonin drejtësi për bashkëmoshatarin e tyre. Revolta shpërtheu në zonën e “21 Dhjetorit”, te “Rruga e Durrësit”, “9 Katëshet”, Kryeministria”, Ish-Blloku”, Kryesia e Kuvendit dhe te blloku i Ministrive.

Ajo u shua vetëm në orën 21.00, ndërkohë, një tejëtr protestë e tretë është lajmëruar sërish sot.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.012486934661865
array(1) { ["section"]=> string(79) "tym-e-flake-per-klodianin-qindra-te-rinj-ndezin-per-here-te-dyte-tiranen-230943" }