‘Tym i bardhë’ nga Liga Profesioniste, Duka: Të dielën rikthehet futbolli, Rama: Tani po! Gati të flasim për të zgjidhur hallet

Publikuar tek: sport, më 15:28 29-10-2020 ‘Tym i bardhë’ nga Liga Profesioniste, Duka: Të dielën rikthehet futbolli, Rama: Tani po! Gati të flasim për të zgjidhur hallet Duka - Rama

Bojkoti i Superligës ka marrë fund. Liga Profesioniste dhe skuadrat kanë vendosur që të zbresin në fushë pas premtimeve të Qeverisë.

Pas mbledhjes së sotme në stadiumin “Air Albania, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka bërë me dije se Liga ka vendosur që futbolli të kthehet ditën e diel me ndeshjet e Kupës dhe në mesjavë të rikthehet Kategoria Superiore.

“Ishte një llojë diskutimi me Ligën dhe vendimi përfundimtar për tifozët që duan të shikojnë futboll dhe lojtarët që duan të luajnë. Kemi vendosur që ditën e diel të zbresin në fushë për Kupën e Shqipërisë e të mërkurën të luhet java e parë e Superligës për t’i dhënë më shumë kohë skuadrave. Bojkoti e ka realizuar në një farë mënyre qëllimin e tij pasi e ka sjell çështjen në diskutim. Kam pasur takime gjatë këtyre ditëve dhe kemi marrë miratim që çështje tona do të zgjidhen. Nuk është e thënë që ne do të luajmë dhe kërkesat nuk do të plotësohen. Urojmë që sa më shpejt këto kërkesa të zgjidhen dhe mendoj se jemi në rrugë të mbarë. Kemi ndryshuar mënyrën e të kërkuarit, por nuk kemi thënë që këto kërkesa nuk do të realizohen. Ne nuk bëjmë presione dhe jemi të gjithë bashkë për të mirën e futollit”, ka thënë Duka.

Ndërkohë ka reaguar në rrjete sociale dhe kryeministri Edi Rama, i cili e ka mbështetur fundin e bojkotit dhe rifillimin e futbollit. Kreu i Qeverisë është shprehur se është gati të ulet dhe të flasë për të zgjidhur problemet.

Sipas tij, edhe naftëtarët e Ballshit duhet të marrin këtë shembull.  

E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën! Tani po, gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës! Uroj që naftëtarët të marrin shembull. Unë jam gati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VAR-i, kartoni i kuq dhe Barcelona 'SHKËRMOQIN' Juventusin, United pa frena, fiton edhe Dortmund (REZULTATET E PLOTA)
»
Article Logic
Execution time: 0.010458946228027
array(1) { ["section"]=> string(127) "tym-i-bardhe-nga-liga-profesioniste-duka-te-dielen-rikthehet-futbolli-rama-tani-po-gati-te-flasim-per-te-zgjidhur-hallet-225663" }