Tymnaja dhe përçarja e madhe në grupin e opozitës, Rudina HAJDARI del në konferencë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 15-10-2019 Tymnaja dhe përçarja e madhe në grupin e opozitës, Rudina HAJDARI del në konferencë

Pas tymnajës së madhe dhe përçarjes së grupit demokrat në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari lajmëron konferencë për shtyp.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari bën me dije se do të ketë një komunikim në orën 17.00.

“Të nderuar qytetarë, sot në orën 17.00 do mbaj një konferencë për shtyp tek Kryesia e Kuvendit në lidhje me situatën aktuale mbi Grupin Parlamentar Demokrat.

Ju ftoj të më ndiqni!”, shkruan në fb Hajdari.

Kujtojmë se ditën e djeshme deputetët demokratë në Kuvend shkarkuan nga posti i kryetares së grupit Rudina Hajdari dhe vendin e saj e zuri Korab Lita.

Përmes një konference për shtyp paraditen e sotme i sapozgjedhuri, Lita u shpreh se Hajdari e pranoi vetë dorëheqjen nga grupi, ndërsa anëtarët votuan këtë të fundit si kryetar, pasi dy kandidatët e tjerë në garë, Alban Zeneli dhe Halit Valteri ishin tërhequr.

Nga ana tjetër mbrëmjen e djeshme Rudina Hajdari deklaroi se vijon të jetë ende në krye të grupit demokrat, që sipas saj po zgjerohej.

Pritet me interes deklarata e sotme e Hajdarit, e cila do të sqarojë edhe situatën, ku flitet për një përçarje të madhe të opozitës demokrate në Kuvend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074360370635986
array(1) { ["section"]=> string(89) "tymnaja-dhe-percarja-e-madhe-ne-grupin-e-opozites-rudina-hajdari-del-ne-konference-182137" }