U abuzua seksualisht nga mësuesi dhe polici, rasti TRONDITËS i minorenes nga Kosova ‘kalon kufijtë’, pasqyrohet nga BBC-ja (Artikulli)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:35 31-10-2019 U abuzua seksualisht nga mësuesi dhe polici, rasti TRONDITËS i minorenes nga Kosova ‘kalon kufijtë’, pasqyrohet nga BBC-ja (Artikulli) Protesta e qytetarëve të Kosovës pas zbulimit të skandalit të abuzimit seksual të një 16-vjeçareje në Drenas nga mësuesi i saj dhe një polic

Rasti tronditës i abuzimit seksual të një minoreneje në Kosovë dy vite më parë është pasqyruar dhe në median prestigjioze BBC.

Lidhur me arrestimin e 6 personave për përdhunimin e një 16-vjeçareje, BBC raporton se zbulimi tronditës nga media e Kosovës ‘’Insajderi’’ ngjalli indinjatë publike në Kosovë, teksa gra dhe vajza të reja protestuan kundër këtij rasti skandaloz.

Nga ana tjetër ‘’BBC’’-ja shton se ky rast abuzimi seksual tronditi të gjithë shoqërinë.
E mitura u abuzua prej mësuesit të saj dhe pasi e denoncoi në polici, oficeri e kërcënoi duke e përdhënuar. Në këtë histori, u përfshi dhe mjek, i cili e ndihmoi vajzën të abortonte, për të fshehur ngjarjen.

Të akuzuarit janë: Sh.Gj., V.V., G.H., F.C., I.R., dhe H.H.

Artikulli i BBC-së:
Prokurorët e Kosovës akuzojnë 6 persona për përdhunimin e një 16-vjeçareje, rast që trondti të gjithë Kosovën. Vajza dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një mësues dhe polic, ndërsa një gjinekolog ka kryer abort të paligjshëm.

Këtë rast, presidenti Hashim Thaçi e ka konsideruar këtë rast si ‘’tragjik’’.

Rasti, i raportuar fillimisht nga ‘’Insajderi’’ shkaktoi indinjatë në Kosovë duke bërë që të organizohej një protestë për mbrojtjen e të drejtave të grave para selisë së policisë në Prishtinë.

Të mërkurën, prokurorët thanë se 6 persona, duke përfshirë dhe mësuesin me policin, akuzohen se në lidhje me këtë ngjarje.

Ata gjykohen për veprat penale ‘’kryerej së abuzimit seksual, abuzim me detyrën, dhe shkaktim të një shtatzanie të paligjshme.


Cila është ngjarja?
Vajza, sipas ‘’Insajderi’ u përdhunua për herë të parë nga mësuesi i saj në një qytet (Drenas) në perëndim të Prishtinës.

Kur ajo denoncoi rastin në polici, e mitura u përdhunua sistematikisht nga oficeri përgjegjës për hetimin e çështjes. Kur ajo mbeti shtatzënë, e dërguan në janar në Prishtinë për të kryer abortin.

‘’Momenti ‘Edhe unë’ në Kosovë’’

Kur ‘’Insajderi’’ raportoi rastin, qindra gra dolën në rrugët e Kosovës duke kërkuar drejtësi për viktimat e abuzimit seksual.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022086143493652
array(1) { ["section"]=> string(135) "u-abuzua-seksualisht-nga-mesuesi-dhe-polici-rasti-trondites-i-minorenes-nga-kosova-kalon-kufijte-pasqyrohet-nga-bbc-ja-artikulli-184212" }