U aksidentua me makinë, Ardit Gjebrea prek me fjalët për Eni Çobanin: U rrokullise disa herë, mbi 20 metra në fund...

Publikuar tek: aktualitet, më 09:19 04-02-2019 U aksidentua me makinë, Ardit Gjebrea prek me fjalët për Eni Çobanin: U rrokullise disa herë, mbi 20 metra në fund...

Pas aksidentit që pësoi avokatja e njohur Eni çobani dhe ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, moderatori Ardit Gjebrea ka bërë një dedikim prekës.

Në postimin e tij në Instagram, Arditi falenderon Zotin që Eni është mes nesh, ndërsa thotë se ne jemi vetëm kalimtarë në këtë botë.

'Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua.E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine!Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit!Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër…Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe',shkruan Gjebrea në postimin e tij.

Screenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0046329498291016
array(1) { ["section"]=> string(118) "u-aksidentua-me-makine-ardit-gjebrea-prek-me-fjalet-per-eni-cobanin-u-rrokullise-disa-here-mbi-20-metra-ne-fund-151466" }