U aksidentua tre ditë më parë, ndërron jetë 26-vjeçari te Spitali Traumës

Publikuar tek: aktualitet, më 23:29 19-07-2019 U aksidentua tre ditë më parë, ndërron jetë 26-vjeçari te Spitali Traumës Mjeti ne te cilin viktima ishte pasagjer

26 vjeçari me inicialet G.B, i aksidentuar tre ditë më parë në Papër të Elbasanit, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Traumës.

Mësohet se 26 vjeçari i cili po merrte mjekim prej tre ditësh te Trauma fatkeqësisht ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Kujtojmë se i riu me inicialet G.B ishte pasagjer në mjetin tip Benz që u përplas me bordurën anësore të rrugës, në afërsi të fshatit Papër, ndërsa shofer ishte 21 vjeçari me inicialet A.H, i cili ka mbetur po ashtu i plagosur.

Në makinë me viktimën dhe shoferin kanë qenë dhe dy persona të tjerë të cilët kanë marrë palgë të lehta. Policia ka marrë si person të ndaluar drejtuesin e mjetit, 21 vjeçarin me inicialet A.H me urdhër të Prokurorisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070469379425049
array(1) { ["section"]=> string(79) "u-aksidentua-tre-dite-me-pare-nderron-jete-26-vjecari-te-spitali-traumes-172735" }