Ndërron jetë në spital gruaja që mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm në aksidentin te tuneli Tiranë-Elbasan.
Burime nga policia bëjnë me dije se në dalje të tunelit në drejtim Elbasan - Tiranë 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin me targë AA544KO me drejtues shtetasin I.G., rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja shtetësja Xh.G., rreth 55 vjeçe kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga ku dhe është përmbysur, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy shtetasit, ku menjëhër janë derguar në spital.
Shtetësja Xh.G., si pasojë e dëmtimit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetesi I.G., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.