U akuzua për abuzime me pronat, Gjykata e Apelit lë të lirë Liridon PULËN

Publikuar tek: aktualitet, më 12:02 18-10-2019 U akuzua për abuzime me pronat, Gjykata e Apelit lë të lirë Liridon PULËN Ish-drejtori i ASHK-së së Durrësit Liridon Pula

Gjykata e Apelit të Durrësit caktoi masën ‘’detyrim paraqitje’’ për ish-drejtorin e Agjencisë së Kadastrës së Durrësit.

Trupa gjykuese vendosi të lërë të lirë ish-zyrtarin e Kadastrës së Durrësit.

Arrestimi i tij ngjalli indinjatën e madhe të kryeministrit Rama dhe zv/kryeministrit Erion Braçe, të cilët akuzuan prokurorin e çështjes Arjan Ndojën se punon për llogari të grupeve kriminale. Para dy javësh, Rama e lidhi emrin e prokurorit Ndoja me ''KÇK'' e famshme duke shigjetuar prokurorët dhe gjyqtarët e inkriminuar në vend. 

Pula u arrestua në fillim të tetorit, pasi u akuzua për shpërdorim detyra dhe falsifikim të dokumenteve të pronave. Në vend të tij u emërua Arjan Cenga. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021819114685059
array(1) { ["section"]=> string(79) "u-akuzua-per-abuzime-me-pronat-gjykata-e-apelit-le-te-lire-liridon-pulen-182573" }