Gjykata e Lartë ka lënë në “arrest shtëpie” ish shefin e Policisë së Vlorës Gani Abazin.
Abazi u arrestua në fillim të shkurtit me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve në Tepelenë e Vlorë për llogari të grupeve kriminale.
Gjykata e Lartë rrëzoi masën e sigurisë arrest me burg dhënë ndaj Abazit, duke caktuar ndaj tij masën e arrestit në shtëpi.