U akuzua për një sërë abuzimesh seksuale, reagon aktori i famshëm botëror: Jam i shkatërruar, kërkoj falje

Publikuar tek: bota, më 18:57 27-05-2018 U akuzua për një sërë abuzimesh seksuale, reagon aktori i famshëm botëror: Jam i shkatërruar, kërkoj falje Morgan Freeman

Pak kohë më parë Hollivudi u përfshi nga një tjetër skandal, ku aktori i famshëm fitues i çmimit “Oskar”, Morgan Freeman u akuzua nga 8 femra se kishte abuzuar seksualisht me to, ndërsa artisti ka reaguar për herë të parë.

Freeman ka thënë se ndihet se jeta dhe karriera e tij 80 vjeçare po minohet nga disa akuza të pavërteta, ndërsa ka shtuar se ndaj grave në fjalë ai ka hedhur vetëm komplimente për vetë faktin se ai është shumë i lidhur ndaj barazisë gjinore.

Aktori 80 vjeçar gjithashtu ka kërkuar falje për të gjitha rastet ku ai dashur-padashur ka mërzitur dikë.

Unë jam i shkatërruar se 80 vjet të jetës sime janë në rrezik të minohen. Të gjitha viktimat e sulmeve dhe ngacmimeve meritojnë të dëgjohen dhe ne duhet t'i dëgjojmë, por nuk është e drejtë të barazojmë incidente të tmerrshme të sulmeve seksuale me komplimente apo me shaka. Unë e pranoj që jam një njeri që përpiqet ti bëjë burrat apo gratë të ndjehen të vlerësuar dhe të qetë pranë meje dhe si pjesë e kësaj shpeshherë kam bërë shaka me gratë dhe i kam komplimentuar, duke e menduar thjesht si shaka.

Kam kërkuar falje të enjten dhe do të vazhdoj të kërkojë falje për këdo që kam mërzitur, edhe pse padashje", ka thënë Freeman.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011527061462402
array(1) { ["section"]=> string(110) "u-akuzua-per-nje-sere-abuzimesh-seksuale-reagon-aktori-i-famshem-boteror-jam-i-shkaterruar-kerkoj-falje-122305" }